Kina prezanton luftanijen amfibe mes tensioneve në Detin e Kinës Jugore

0
338

Pekini ka prezantuar sot një luftanije të re amfibe që mund të rezultojë fatale në zhvillimet e tensionuara me SHBA dhe fqinjët në Detin e Kinës Jugore.  Luftanija është një model i ri i amfibëve Tip 075 sipas faqes së internetit të ushtrisë kineze. Ish-kapiteni i marinës amerikane Carl Schuster, tha: “Kjo tregon ambiciet detare të Kinës dhe zgjerimin e forcave të saj amfibe”, tha ai, duke iu referuar luftanijeve që nganjëherë përshkruhen si mbajtëse të vogla mjetesh ajrore dhe janë destinuar për sulme bregdetare ose në ishuj. Kina nuk ka dhënë detaje për masën ose aftësitë e luftanijes së re por zakonisht ky tip mban disa dhjetra avionë e helikopterë, si dhe qindra trupa, blinda e pajisje. Ushtria kineze tha se kishte ende punë para se ta dërgonte në veprim. “Në fazën e ardhshme inxhinierët do të gradojnë e pajisin mjetet e luftanijes dhe më pas do të nisin testimet detare”, tha anë ata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here