Bosnia anullon lejen e rezidencës së katër turqve me kërkesën e Erdogan

0
292

Zyra për të huajt e ministrisë së sigurisë në Bosnie ka anulluar lejet e rezidencës së katër shtetasve turq, tha sot avokati i tyre në Sarajevë, në lëvijzen që vjen pas vizitës së presidentit turk Erdogan në korrik, ku dhe kërkoi ekstradimin e disa shtetasve turq.  “Ne kemi apeluar vendimin e ministrisë së sigurisë dhe tashmë po kryejmë procedurat administrative në Gjykatën e Bosnie e Herzegovinës,” tha avokati, Nedim Ademovic. Mediat vendase raportojnë se  Erdogan ka sjellë një listë të njerëzve që kërkon të ekstradohen si miliarntë të dyshuar të klerikut turk në ekzil Fethullah Gulen, lëvizja e të cilit fajësohet nga Turqia për grushtin e dështuar të shtetit në 2016 dhe përshkruhet si ‘grup terrorist’. Anëtari serb i presidencës tre-palëshe të Bosnies, Milorad Dodik, konfirmoi se Erdogan “ka bërë kërkesën” gjatë vizitës së tij Ademovic tha e lejet e rezidencës për qytetarët turq janë tërhequr në fillim të muajit dhe e quajti veprimin “ilegal e politik”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here