Tjetër investim për mbrojtjen nga përmbytjet në Vjosë, ministri Çuçi inspekton punimet në Kashisht të Fierit

0
335

Një tjetër investim për mbrojtjen nga përmbytjet e Lumit Vjosa është duke përfunduar në Fier. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ka inspektuar punimet në shtratin e lumit pranë fshatit Kashisht, aty ku po ndërtohen 6 penele të rinj, të cilët do të mbrojnë nga gërryerja një sipërfaqe toke bujqësore rreth 230 hektarë.

“Kjo është një tjetër ndërhyrje në Vjosë. Krijojmë kështu një mbrojtje shumë të mirë të tokave të fshatit Kashisht dhe Sheqt, që Vjosa ka ngrënë për shumë vite. Përfundimisht me këtë ndërhyrje ky problem për këtë zonë evitohet. Po kështu minimizohen edhe hapësirat për përmbytje. 70-80% e punimeve kanë përfunduar. Para se të nisin shirat investimi përfundon komplet”, tha ministri Çuçi.

Ndër vite vërshimet e ujërave të Vjosës jo vetëm që përmbytnin zonën, por kanë gërryer edhe një sipërfaqe toke rreth 3.5 hektarë. Investimi me fondet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kap vlerën rreth 80 milionë lekë. Ministri shoqërohej në këtë takim nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi dhe deputetët e qarkut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here