Kosova mbyll zyrtarisht numërimin e votave, Lëvizja Vetëvendosje shpallet forcë e parë

0
309

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zhvilluara dje në Kosovë kanë qenë të qeta. Brenda ditës ka dalë rezultati zyrtar dhe nuk ka pasur asnjë kontestim. Sot në mëngjes në bazë të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje rezulton parti e parë me 197.966 vota, ose 25,79%.

E dyta është LDK 192.300 ose përkthyer në përqindje 25,05%.

Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 162.342 apo 21.15% të votave.

Kurse, koalicioni AAK-PSD, ka marrë 89.287 vota ose 11,63%. Koalicioni Nisma socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re ka marrë 37.786 vota ose 4,92 përqind. Ndërsa, Lista Serbe ka marrë 47.633 vota ose 6,21 përqind.

Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime është përmbyllur mbrëmë, por vetëm procesimi i të dhënave nuk është bërë akoma për 4% të vendvotimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here