700 kg kokainë nga Ekuadori drejt Shqipërisë/ Mediat greke nxjerrin detaje të reja mbi telefonatën anonime që aktivizoi hetimet sekrete (Si arriti DEA amerikane të vendoste përgjuesit)

0
282

Janë zbuluar detaje të reja për 700 kg e kokainës që u gjet e fshehur në frigoriferë në mes të kontejnerëve të bananeve që vinin nga Ekuadori dhe kishin destinacion Durrësin.

Sipas mediave greke i gjithë hetimi nisi pas një telefonate anonime në policinë e anti-drogës së Selanikut në Greqi, se një sasi e madhe droge fshihej në kontejnerët e ardhur nga Ekuadori.

Lajmërimi nga telefonuesi anonim në anti-drogën e Selanikut raportohet të ketë ardhur që me 2 gusht. Fillimisht pas telefonatës anonime policia kapi në motorët frigoriferik të disa kontejnerëve 47 pako me 51 kg kokainë. Ky ishte vetëm fillimi i një hetimi të vazhdueshëm që ka çuar më pas në sekuestrimin e më shumë se 700 kg kokaine të fshehur në frigoriferë dhe mure të 12 kontejnerëve me banane ku 4 prej tyre me 137 kg kokaine kishin destinacion Shqipërinë. Në këtë operacion morën të koduar ‘Kuito; mori pjesë edhe DEA amerikane, të cilët vendosën që të zëvendësonin kokainën që do të vinte në Shqipëri me oriz dhe të pajisur me GPS, ku më pas u la që të vinte në Portin e Durrësit ku u arrestuan dy persona Ardian Bega 53 vjeç dhe Altin Mislihaka, 35 vjeç si dhe u shpall në kërkim Gentian Malindi, 43 vjec. Ditën e sotme u dha edhe masa e arrestit me burg për Ardian Began 53-vjeç.

Mediat greke shkruajnë se pas sekuestrimit të parë hetimet sekrete janë zhvilluar në Pire dhe Selanik, ku pas kanë vënë në pranga edhe tre burra e një grua të cilët akuzohen se ishin në dijeni të një sasie prej 100 kilogramë kokainë të fshehur në muret e kontejnerëve. Po ashtu këta persona kishin një të njohur të kompanisë së importit të frutave.

Pas kapjes së sasisë së madhe të kokainë në port janë kontrolluar edhe 300 kontejnerë të tjerë por në to nuk janë gjetur drogë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here