Drogë dhe oriz në kontejnerët e bananeve, media greke nxjerr prapaskenat dhe zbulon telefonatën që ‘dekonspiroi’ rrjetin kriminal

0
333

Një anije e nisur nga Ekuadori me banane drejt Shqipërisë në të cilën ishte fshehur drogë, u zbuluar para disa ditësh nga policia falë një operacioni të mirëorganizuar.

Media greke “Kathimerini” nxjerr të tjera detaje lidhur me skemën e trafikut të drogës, që vinte me kontejnerët e bananeve.

Janë sekuestruar ndërkohë 700 kilogramë kokainë me destinacion Durrësin dhe Selanikun, ngarkesë e fshehur mes bananeve, një sasi nga e cila kapur së fundi edhe në Durrës.

Sipas asaj që shkuan media greke, pas drogës qëndron mafia shqiptare dhe ajo sasi ishte porosi e dy grupeve me aktivitet të shtrirë në Elbasan dhe në Fier.

Informacioni fillestar arriti në Autoritetin Portual të Selanikut natën e 2 gushtit. Një person i panjohur telefonoi Zyrën e Përmbarimit të Drogës dhe i tregoi oficerit të shërbimit se në mekanizmin e ftohjes në një kontejner të ngarkuar me banane nga Ekuadori ishte fshehur kokainë. Pas kësaj, dhe siç ishte njoftuar tashmë Autoriteti Portual, u bë një kontroll i kontejnerëve dhe në pjesën frigoriferike u gjetën 47 pako me 51 kg kokainë.

Ky ishte fillimi i një hetimi të vazhdueshëm që ka çuar në sekuestrimin e më shumë se 700 kg kokainë të fshehur në frigoriferë dhe pjesën e mureve në 12 kontejnerë me banane nga Ekuadori dhe të destinuara për Pireun, Selanikun dhe Durrësin e Shqipërisë.

Që nga sekuestrimi i parë, më 3 gusht, hetimet sekrete janë kryer në Pire dhe Selanik deri më tani dhe qindra kontejnerë janë kontrolluar nga Ekuadori me pajisje me rreze x. Ajo që u gjet nga kontrollet çoi në pranga tre burra dhe një grua në portin e Pireut, si përgjegjës.

Hetimi në Shqipëri

Zhvillimet e fundit në hetime ndodhën më 19 shtator, jo në Greqi por në Shqipëri. Në një prej kontejnerëve nga Ekuadori, po në pjesën e ftohjes ishte vendosur drogë me destinacion portin e Durrësit. Natën e 19 shtatorit dhe ndërsa “kutia” ishte në vëzhgim nga policia shqiptare për tetë ditë, një person iu afrua dhe i hoqi disa ngarkesa. Menjëherë pas kësaj ai hipi në një veturë private, bashkë me dy bashkëpunëtorë dhe u larguan nga pika e kontejnerëve.

Njëzet minuta më vonë, dhe pasi e kontrolluan atë që kishin marrë kuptuan se kokaina ishte zëvendësuar me oriz dhe se e gjitha ishte një kurth në të cilin kishin rënëe.

Policia i vuri neë ndjekje dhe kapi dy nga tre te dyshuar, ndërsa biznesmeni i dyshuar arriti të shpëtonte në mënyrë misterioze. Operacionit të policisë shqiptare iu vu emri “Quito”, i cili i referohet kryeqytetit të Ekuadorit nga ku filloi udhëtimi me drogë.

Edhe pse hetimet në Shqipëri dhe Greqi nuk kanë mbyllur, hetuesit janë të sigurt se mafia shqiptare është pas importeve të kokainës nga Amerika Latine në Evropë, siç raportohet nga media ndërkombëtare. Raportet e fundit në shtypin shqiptar, në të vërtetë, shkojnë një hap më tej, duke treguar dy organizata kryesore kriminale me qendër në qytetet Fier dhe Elbasan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here