Fakte të forta që bëjnë ndryshimin/ ISP publikon TABELËN e gjobave për shkeljet zgjedhore në Kosovë: Përgjegjësit e dështimeve në Shqipëri janë ata që bënë publik dallimin, ka një ndjenjë faji në Tiranë (Kë votoi Cakaj dhe Shahini?)

0
407

Zgjedhjet e Kosovës janë komentuar shumë ditët e fundit, Instituti i Studimeve Politike ka dalë në konkluzion se zgjedhjet në Kosovë ishin shumë herë më demokratike se të gjitha proceset zgjedhore në Shqipëri.

Sipas ISP, përgjegjësit për këtë janë vetë ata që kanë bërë publik dallimin në këto dy ditë, ata që kanë edhe monopolin në reformimin e sistemit zgjedhor.

ISP ka publikuar një deklaratë ku thuhet se KQZ në Kosovë gjobit partitë dhe kandidatët shkelës të ligjit, ndërsa theksohet se ministrat e qeverisë Rama, Gent Cakaj dhe Besa Shaini votuan për palën humbëse.

Gjithashtu Instituti ka publikuar edhe tabelën e gjobave sipas shkeljeve.

Deklarata e ISP:

Zgjedhjet në Kosovë? Ka një ndjenjë faji në Tiranë dhe me të drejtë, pasi të gjithë panë se zgjedhjet atje ishin shumë herë më demokratike se të gjitha proceset zgjedhore në Shqipëri. Problemi i vetëm është se ata që bënë edhe publik dallimin janë vetë përgjegjësit e dështimeve tona, politikanët dhe liderit politikë, – pra ata që kanë edhe monopolin në reformimin e sistemit zgjedhor, sistemit të administrimit zgjedhor dhe gjithçka tjetër që lidhet me zgjedhjet.

Ja një detaj tjetër domethënës: ne paguajmë miliona për partitë që nuk japin llogari dhe që shkelin ligjin para, gjatë e pas fushatës elektorale, kurse në Kosovë shteti fiton miliona nga gjobat që u vendos partive që shkelin ligjin në fushatat elektorale. Ne amnistojmë rregullisht partitë dhe KQZ e Kolegji Zgjedhor nuk kanë asnjë penalitet penal e financiar për partitë e kandidatët shkelës të ligjit, në Kosovë, të gjithë gjobiten, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Tabela ilustruese flet vetë dhe këtu kemi ende shumë për të mësuar. Dy ministrat tanë që votuan në Kosovë (për ironi vota e tyre publikisht shkoi për palën që humbi zgjedhjet edhe pse duhej të kishin një qasje më konfidenciale të votës!) duhet minimalisht t’ia dërgojnë këtë tabelë shefit të tyre politik në Tiranë, i cili po të ishte në fushatë në Kosovë, si të gjithë zyrtarët tanë partiakë, do të ishte gjobitur së 10 herë në ditë, për logon partiake në “Shqipëria që duam”, për fjalimet politike në aktivitete shtetërore, për përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë, për përdorimin e fëmijëve në fushatë, etj, etj, etj.

ISP publikon TABELËN e gjobave për shkeljet zgjedhore në Kosovë: Përgjegjësit e dështimeve në Shqipëri janë ata që bënë public dallimin… ja kë votoi Cakaj dhe Shahini

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here