Itali, dënohen me burg prindërit e Mateo Renzit për shkelje taksore

0
354

Prindërit e ish-kryeministrit italian Mateo Renzi, janë shpallur fajtorë nga gjykata italiane, për lëshimin e faturave të falsifikuara. Tiziano Renzi dhe Laura Bovoli, të dy në të 70-at, u shpallën fajtorë për dhënien e 160 mijë eurove, nëpërmjet faturave të rreme ndaj dy kompanive të vogla. Me një vit e nëntë muaj burg, janë dënuar babai dhe nëna e Rencit, por që do t’u mundësohet që ta shlyejnë dënimin me periudhë prove. Ish-kryeministri Renzi, i cili sapo është larguar nga ‘Partia Demokratike’ dhe ka krijuar lidhjen e ti të re të qendrës ‘Italia Viva’, ka mbështetur me forcë pafajësinë e prindërve. Avokatët e çiftit thonë që do ta çojnë në apel, ndërkohë që biznesmeni i përfshirë, Luigi Dagostino, u dënua me dy vite burg për pranimin e faturave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here