Kush përfiton nga procedura e shkarkimit të Trump?

0
32

Janusz Bugajski

Me përshpejtimin e hetimeve për shkarkimin e presidentit Donald Trump në Kongres, politikanë të ndryshëm mund të përfitojnë ose mund të humbin nga kriza. Më shumë se kushdo, pretendentët demokratë për president do të garojnë për çdo avantazh, ndërsa Trump dhe aleatët e tij republikanë do të vënë në provë unitetin dhe popullaritetin e demokratëve.

Javët e ardhshme mund të rezultojnë vendimtare në garën për nominimin (kandidatin) e demokratëve që do të sfidojë Trump në zgjedhjet e nëntorit 2020, duke supozuar se ai do të jetë deri atëherë në detyrë. Skandali që shkaktoi hetimin zyrtar për shkarkim ishte një përpjekje e Trump për të skualifikuar, (kandidatin) kryesues mes demokratëve, Joe Biden, sipas akuzave, duke i bërë presion qeverisë së Ukrainës për ta hetuar atë. Në të gjitha sondazhet e opinionit publik, Trump ndjek Bidenin me diferenca të konsiderueshme, veçanërisht në shtetet ‘e lëkundura’ të cilat duhet t’i fitojë për të mbetur si president.

Trump dhe shumë liderë republikanë janë të vendosur ta shndërrojnë procesin e hetimit për shkarkimin e tij në një ‘mjet’ me të cilin të sulmojnë Bidenin. Ata po përdorin mediat konservatore për të përhapur akuza që janë konsideruar nga ekspertët si teori konspirative pa vlerë. Akuza kryesore, sipas së cilës Biden kërkoi të mbyllte hetimet mbi lidhjet korruptive të biznesit të djalit të tij në Ukrainë, tashmë është hedhur poshtë. Por, ashtu si me sulmet ndaj Hilary Clinton gjatë vitit 2016, shumë histori do të amplifikohen gjerësisht për t’i dhënë energji mbështetësve kryesorë të Trumpit.

Çështja është se cilët demokratë do të mundohen të përfitojnë nëse Trump vazhdon ta sulmojë Bidenin gjatë gjithë fushatës. Edhe pse shumica e demokratëve e mbështesin Bidenin në ‘betejën’ e tij me Trump, shumë janë të shqetësuar se ai mund të dobësohet ndjeshëm në sytë e publikut, ashtu si Hilary Clinton pas akuzave pafund të Trump dhe zbulimeve në mediave.

Jo të gjithë demokratët do ta mbrojnë Biden nga sulmet e republikanëve, pasi ata nuk duanqë zemërimi i publikut ndaj Trump të kanalizohet në mbështetje të plotë të emërimit të Bidenit (si kandidati demokrat). Për momentin, kandidatja e vetë-shpallur “progresiste”, senatorja Elizabeth Ëarren duket e vendosur të përfitojë nga kjo. Mbështetja për të midis demokratëve është rritur javët e fundit dhe madje ka eklipsuar zërin kryesor “progresiv” në zgjedhjet e fundit, senatorin Bernie Sanders.

Sidoqoftë, Warren ka pak mbështetje midis republikanëve, të pavarurve dhe votuesve të lëkundur, të cilët do t’i duhen në nëntor të2020-ës, nëse dëshiron të jetë gruaja e parë presidente. Edhe pse fushata do të vazhdojë edhe për më shumë se një vit, mundësia e Warren për tu zgjedhur mbetet ende e diskutueshme.

Vetë Joe Biden mund të fitonte më shumë votues, nëse ai do bëhet më agresiv në ndjekjen e Trump në vend që thjesht të mbrohet kundër akuzave të korrupsionit. Në të vërtetë, nuk do të ishte shumë e vështirë që ‘shigjetat’ të ktheheshin kundër Trump, kur merren parasysh raportimet e shumta për marrëveshje biznesi të errëta nga praktikisht të gjithë anëtarët e familjes së tij. Biden gjithashtu mund të përfitojë nga procesi i hetimit për shkarkim, duke marrë mbështetje për kushtetutën amerikane dhe për t’i dhënë fund ndërhyrjes së huaj në zgjedhje, të cilën Trump e kambështetur hapur.

Si një demokrat i qendrës, Biden ka më shumë gjasa t’ bëjë për vete republikanët e moderuar dhe të pavarurit. Për më tepër, ai ka një të kaluar mbresëlënëse në kongres, qoftë në politikën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme. Vetë Trump ka ndërmarrë një ‘risk’,duke u përqendruar vetëm tek Biden, pasi shumë votues do të arrijnë në përfundimin se ish zëvendës presidenti është në fakt kandidati më i besueshëm për të hequr Trump. Ajo që penalizon më shumë Bideni është mosha e tij, bazuar në perceptimin se ai nuk është aq energjik sa ishte kur shërbente në senat dhe Shtëpinë e Bardhë. Edhe pse Trump është vetëm tre vjet më i ri se Biden, ai shpesh duket se është (fizikisht)mëi fuqishëm.

Pasi kanë nisur hetimin zyrtar, demokratët do të jenë në ankth gjatë muajve në vazhdim. Në të vërtetë, Trump mund të fajësohet në Dhomën (e Përfaqësuesve), por të mos shkarkohet nga detyra në Senat. Një përfundim i tillë mund të shihej si një humbje thelbësore politike që mund të penalizonte kandidatin demokrat në zgjedhjet e vitit 2020. Kjo mund të dekurajojë shumë demokratë nga votimi ndërsa do të inkurajonte mbështetësit e Trump. Trump sigurisht që do të përfitonte nga një pjesëmarrje e ulët në votime.

Shumë gjëra varen nga zbulimet e sakta gjatë hetimit zyrtar për shkarkim dhe nga (mënyra) se si do të reagojnë republikanët e (rangut të) lartë. Republikanët kanë një shumicë (me një diferencë) të ngushtë në Senat dhe në nëntor të vitit 2020, 23 prej tyre do të përballen me rizgjedhje. Disa strategjistë republikanë besojnë se nëse vota e Senatit për shkarkim do të ishte e fshehtë të paktën tridhjetë republikanë do të votonin për të hequr Trump nga detyra dhe kështu shumica e nevojshme e dy- të tretës (2/3) do të arrihej lehtësisht. Por, meqë votimi nuk do të jetë i fshehtë, do të duhet një ndryshim edhe më i madh në opinionin publik që ata të bashkojnë votat me demokratët.

Leave a Reply