Sherr i madh mes grave në mes të Prishtinës, përfundon në spital një prej tyre

0
320

Policia e Kosovës ka arrestuar tri gra te “Rruga B”, në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë rrahur një grua tjetër.

Përmes raportit 24 orësh, bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe për këtë ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Viktima femër K-Shqiptare ka njoftuar se për shkaqe të panjohura e kanë sulmuar tri femra të panjohura. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me datën 07.10.2019 njësitë e hetuesisë kanë identifikuar dhe kanë arrestuar tri femra të dyshuara K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here