Shkencëtarët zbulojnë emetime rekord metani në arktikun rus

0
31

Një grup shkencëtarësh kanë zbuluar një burim madhor gazi metan në lindje të detit të Siberisë, tha kreu i ekspeditës së universitetit politeknik të Tomsk. Shkencëtarët zbuluan përqendrime të mëdha të gazit me efekt serë, i cili mund të ketë ndikim të ndjeshëm në klimën e planetit, rreth nëntë herë më të madh se mesatarja globale.  “Është burimi më i fuqishëm i gazit që kam parë ndonjëherë,” tha profesori Igor Semiletov, drejtues i ekspeditës. “Askush nuk ka regjistruar diçka të tillë më parë.” Rreth 80 shkencëtarë nga Rusia, Kina e Suedia udhëtuan në lindje të Arktikut për të studiuar emetimet e metanit. Deklarata e tyre tha se me anë të instrumenteve ishin përcaktuar vendndodhjet e burimeve të gazit, të cilat ishin aq të mëdha sa që mund të shihej me sy të lirë që pluskonte në ujin e detit.

Leave a Reply