Drogë e mbështjellë me logon e “KF Elbasani”, Artan Hoxha zbulon intinerarin surprizë dhe nxjerr detajet e frikshme: Ja ku do të shkarkohej! E vështirë për t’i goditur!

0
31

Vetëm pak ditë më parë u sekuestrua 617 kg drogë që vinte nga Brazili dhe ishte paketuar me logon e Klubit të Elbasanit. Ndërkohë gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me këtë operacion. Sipas tij droga nuk kishte destinacion Shqipërinë, por do të shkarkohej në Belgjikë.

“Dua të theksoj për rastin e drogës së kapur në Brazil. Edhe pse kishte atë logo ajo nuk do vinte në Shqipëri. Ajo vinte nga Bolivia, ishte ndalur në Brazil dhe do shkarkohej në Belgjikë. Ajo kishte një linjë tjetër dhe kishte si adresë portin e Anversës. Por të gjitha këto raste dëshmojnë për përmasat e vërteta të këtyre grupeve. Sot ata janë të vështira për t’u goditur se shtrihen në disa kontinente”, u shpreh Artan Hoxha.

Leave a Reply