‘Hetimi për Trump’, SHBA po shkon drejt një krize kushtetuese

0
487

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar zyrtarisht që të bashkëpunojë me hetimin për shkarkimin kundër presidentit Donald Trump. Një komision i drejtuar nga Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve ka nisur hetimet. Por Shtëpia e Bardhë thotë se hetimi nuk është kushtetues. Demokratët duan të zbulojnë nëse presidenti ka kryer shkelje duke i bërë presion Ukrainës që të hetojë djalin e rivalit të tij, Joe Biden. Kurse Trump dhe mbështetësit e tij thonë se Biden ka përdorur pushtetin si ish-zëvendëspresident i SHBA që të pengojë hetimin e të birit në Ukrainë

Nga Anthony Zurcher, BBC

Dy javë pas nisjes së hetimit për shkarkim nga Dhoma e Përfaqësuesve, SHBA po i afrohet një krize kushtetuese.

Ndërsa përgjigjia me shkrim e Shtëpisë së Bardhë ndaj kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ishte tetë faqe, mesazhi ishte i thjeshtë: Asnjë depozitim. Asnjë dokument. Asnjë bashkëpunim çfarëdo.

Administrata po vë në dyshim ligjshmërinë e të gjithë hetimit, duke e quajtur procesin ‘antikushtetues’. Demokratët kundërshtojnë duke thënë se Kushtetuta i jep vetë Dhomës së Përfaqësuesve ‘fuqinë e vetme për shkarkim’- dhe se ata do të vazhdojnë hetimin, me ose pa pëlqimin e Shtëpisë së Bardhë.

Demokratët në këtë pikë kanë disa mundësi.

Ata mund të citojnë administratën për pengesa, duke e bërë këtë pjesë të dokumentit për shkarkimin.

Ata mund të përpiqen të adresojnë kërkesat e paspecifikuara të Shtëpisë së Bardhë, duke shpresuar që të inkurajojnë ndihmën e saj.

Ose ata mund të përpiqen që të përdorin gjykatat për të detyruar Shtëpinë e Bardhë të bashkëpunojë.

Sidoqoftë, dega e gjyqësorit mund të hezitojë që të gjykojë një vendimmarrje, që nuk është asgjë më shumë se një betejë politike. Kjo ngre perspektivën reale që zoti Trump të mos ndjejë se duhet të respektojë ndonjë vendim që del nga Dhoma e Përfaqësuesve- madje të vërë në dyshim edhe vlefshmërinë e një gjykimi nga Senati gjithashtu.

Ky është një territor i paeksploruar. Dhe siç pranojnë të dyja palët (megjithëse nxjerrin përfundime krejtësisht të ndryshme), në diskutim është presidenca- dhe mbase edhe vetë sundimi i ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here