I dënuar me 18 vite burg, kush është i shumëkërkuari i arrestuar sot në Fier dhe çfarë i gjeti policia gjatë kontrollit në banesë (EMRI)

0
383

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Dërmënas” dhe ka arritur të vërë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar inicialet e të cilit sipas Policisë janë F.G., 45-vjeç banues në Dërmënas të Fierit.

Mësohet se bëhet fjalë për të shumëkërkuarin Fredi Genica, i cili është i dënuar me 18 vite e katër muaj burg.

Gjatë këtij operacioni të zhvilluar në fshatin Dërmënas, ku në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar, Genica u kap në banesën e tij ndërsa i është  sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu “Karabinë”.

“Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në datën 20.01.2016, pasi Gjykata e Milanos Itali e ka dënuar me 18 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha””, shkruan Policia në njoftimin për mediat.

Njoftimi i Policisë:

Operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacion nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 18 vite e katër muaj burg.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu “Karabinë”.

Operacioni u zhvillua në fshatin Dërmënas, ku në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar, në banesën e tij u kap dhe ndalua shtetasi:

F. G., 45 vjeç, banues në Dërmënas.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Interpol Tirana në datën 20.01.2016, pasi Gjykata e Milanos Itali e ka dënuar me 18 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik droge (Heroinë) në sasi të mëdha”.

Gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë gjahu “Karabinë”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here