Integrimi/ Lajm i mirë nga Greqia, ministri i Jashtëm: Jemi për hapjen e negociatave të Shqipërisë

0
26

Greqia ka deklaruar se është pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Lajmi është dhënë nga ministri plotësues i Jashtëm i Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis, i cili ka deklaruar se vendi i tij gjithmonë e ka mbështetur politikën e zgjerimit evropian në Ballkanin Perëndimor.

“Jemi për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë, në një kohë si për Shqipërinë e Maqedoninë. Ndarja e vendeve mund të sjellë destabilitet”. Kjo është arsyeja pse vendi ynë konsideron se vendimi për të filluar negociatat e pranimit për të dy vendet duhet të merret në të njëjtën kohë.

Sidoqoftë, mbështetja greke për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor është e lidhur në mënyrë të pandashme me plotësimin e kushteve dhe performancën e vendeve kandidate”, ka deklaruar ministri grek.

Leave a Reply