Kadastra e Vlorës në ngërç pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme, kush është drejtori i ri i komanduar sot

0
406

Ditën e djeshme u njoftua se dha dorëheqjen drejtoresha e Kadastrës së Vlorës që kishte vetëm një muaj në drejtimin e këtij institucioni. Pas dorëheqjes së Elona Hodajt në krye të kësaj drejtorie është komanduar Taulant Canameti.

Mësohet se Canameti do të drejtojë Kadastrën deri në emërimin e një drejtori. Kadastra e Vlorës është në ngërç pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme.

Canameti zëvendëson Hodajn, e cila dha dorëheqjen dje së bashku me zv.drejtorin Krenar Xhemali, vetëm 10 ditë pasi ishte emëruar.

Dyshohet paraparkisht se shkak për largimin e Hodajt është bërë dosja për pronat në Jalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here