“Koha të marrim një masë ekstreme”, Rama lëshon deklaratën e fortë nga Parlamenti, vë në shënjestër gjyqtarin në Gjirokastër: Është një kokërr krimineli. S’mund të pres më unë

0
31

Vetëm pak ditës pasi akuzoi prokurorin e Durrësit, Arian Ndoja, si të lidhur me bandat kriminale, kreu i qeverisë Edi Rama bëri një tjetër deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit, ku deklaroi se edhe në Gjirokastër është një gjyqtar kriminel, që i jep urdhër mbrojtjeje burrit, që dhunon gruan. 

“Është koha të marrim një masë ekstreme sa ç’është ekstreme veprimtaria e këtyre kriminelëve në prokurori, bashki dhe rrugë. Çfarë është një gjykatës që brenda dy ditësh në Apel vë në mbrojtje burrin, ai është kriminel. Është një kokërr krimineli. Ne nuk mund ta lejojmë më këtë, që Shqipëria të mos bëjë kapërcimin e fundit me këto palaço në Prokurori, Gjykatë dhe në rrugë.

Duhet ta bëjmë ne tani dhe të jeni të sigurt që edhe mbështetjen do ta marrin, nga populli nuk diskutohet, por edhe nga ndërkombëtarët. Nuk mund të pres më unë, që ai krimineli i jep mbrojtje burrit, që e ka bërë gruan gjysmënjeriu”, deklaroi kreu i qeverisë.

Leave a Reply