Skandali me Veneto Banka, pas BSH edhe Konkurrenca lan duart, ja si refuzon të kryejë hetime për batërdinë e italianëve

0
303

Zgjerohet skandali me Veneto Banka. Banka italiane mbylli të gjithë filialet në vendin tonë, por la një mal me probleme pas dhe ata që vuajnë janë klientët e saj. Gazeta ka publikuar me dhjetra fakte që tregojnë se si Veneto u favorizua nga Banka e Shqipërisë. Kjo e fundit duhet të mbikëqyrte gjithë procesin, por nuk ndodhi ashtu. Madje në një letër drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, BSH lante duart nga gjithë ky proces, por ky nuk është i vetmi institucion, pasi dhe Autoriteti i Konkurrencës, është distancuar nga skandali. Gazeta ka siguruar një shkresë të këtij Autoriteti, si kthim përgjigje ndaj një qytetari, i cili ka mbetur i dëmtuar nga falimentimi i Veneto. Konkurrenca ka bërë të ditur se Bankat nuk janë objekt i punës së saj dhe nuk merrte me këtë çështje. “Autoriteti‌ ‌i‌ ‌Konkurrencës‌ ‌ju‌ ‌ka‌ ‌dërguar‌ ‌dy‌ ‌shkresa:‌ ‌1.‌ ‌Shkresa‌ ‌me‌ X‌ ‌“Kthim‌ ‌Përgjigje”‌ ‌ku‌ ‌ju‌ ‌informon‌ se‌ ‌problematika‌ ‌e‌ ‌ngritur,‌ ‌nuk‌ ‌është‌ ‌objekt‌ ‌i‌ ‌ligjit‌ ‌nr.9121/2003‌ ‌“Për‌ ‌Mbrojtjen‌ ‌e‌ Konkurrencës”,‌ ‌të‌ ‌cilën‌ ‌e‌ ‌gjeni‌ ‌bashkëlidhur;‌ 2.‌ ‌Shkresa‌ ‌me‌ ‌nr. X,‌ ‌“Kthim‌ ‌Përgjigje”‌ ‌me‌ ‌anë‌ ‌të‌ ‌së‌ cilës‌ ‌sqaron‌ ‌se‌ ‌cilat‌ ‌janë‌ ‌shtyllat‌ ‌e‌ ‌ligjit‌ ‌të‌ ‌konkurrencës,‌ ‌rastet‌ ‌kur‌ ‌ndërhyn‌ Autoriteti‌ ‌i‌ ‌Konkurrencës‌ ‌si‌ ‌dhe‌ ‌duke‌ ‌ju‌ ‌vënë‌ ‌në‌ ‌dispozicion‌ ‌dy‌ ‌vendimet‌ ‌e‌ ‌përqendrimeve‌ ‌që‌ ‌Komisioni‌ ‌i‌ ‌Konkurrencës‌ ‌ka‌ ‌marrë‌ ‌në‌ ‌lidhje‌ ‌me‌ ‌transaksionet‌ ‌e‌ ‌shitblerjes‌ ‌së‌ ‌Veneto‌ ‌Bank,‌ ‌të‌ ‌cilën‌ ‌e‌ ‌gjeni‌ ‌bashkëlidhur.‌ ‌Autoriteti‌ ‌i‌ ‌Konkurrencës‌ ‌ndërhyn‌ ‌në‌ ‌treg‌ ‌në‌ ‌rastet‌ ‌e‌ ‌pengimit,‌ ‌deformimit‌ ‌apo‌ ‌shtrembërimit‌ ‌të‌ ‌konkurrencës‌ ‌si‌ ‌pasojë‌ ‌e‌ ‌praktikave‌ ‌anti-konkurruese‌ ‌që‌ shfaqen‌ ‌në‌ ‌formën‌ ‌e‌ ‌marrëveshjeve‌ ‌të‌ ‌ndaluara,‌ ‌abuzimit‌ ‌me‌ ‌pozitën‌ ‌dominuese‌ ose‌ ‌në‌ ‌rastet‌ ‌e‌ ‌procedurave‌ ‌të‌ ‌kontrollit‌ ‌të‌ ‌përqendrimeve.‌ Nga‌ ‌sa‌ ‌më‌ ‌sipër,‌ ‌konstatohet‌ ‌se‌ ‌problematika‌ ‌e‌ ‌ri‌ ‌ngritur‌ ‌nga‌ ‌ana‌ ‌juaj,‌ nuk prek asnjё nga shtyllat e ligjit‌ ‌të‌ ‌konkurrencës‌ ‌dhe‌ ‌si‌ ‌rrjedhojë‌ ‌nuk‌ ‌është‌ ‌objekt‌ ‌i‌ ‌ligjit‌ ‌9121/2003‌ ‌”Për‌ ‌Mbrojtjen‌ ‌e‌ ‌Konkurrencës”,‌ ‌i‌ ‌ndryshuar”, thuhet në shkresë.‌ Pra duket qartë se ndonëse është bërë një batërdi kaq e madhe në vend, asnjë institucion nuk arrin të shpjegojë gjë se përse Veneto iku dhe la pas kaq shumë probleme. Sigurisht që Banka e Shqipërisë ka përgjegjësinë kryesore, por nuk mbeten pa faj dhe Hipotekat, Qendra Kombëtare e Biznesit apo dhe Autoriteti i Konkurrencës. Në ditët në vijim do tregojmë detaje për çdo rast.

Lëvizjet e Sejkos

Ashtu si Konkurrenca, edhe BSH nuk jep sqarime për skandalin në fjalë. Pak ditë më parë gazeta publikoi një dokument, ku Banka e Shqipërisë nuk sqaron se ku kanë shkuar kolateralet e shqiptarëve. Së pari Sejko del në mbështetje të bankave, duke deklaruar se i takon asaj të klasifikojë kredi të keqe këdo që ka vonesa. Ndërkohë skandali me “Veneto Banka” është se dhe kreditë me 1 muaj vonesë kanë hyrë në listën e zezë. Ndërkohë që vetë BSH ka hartuar një rregullore për këtë proces. “Në çdo rast që banka gjykon se ka elementë të tjerë shtesë, pavarësisht ditë-vonesave, të cilët justifikojnë klasifikimin dhe provigjionimin në një klasë më të ulët se ajo e parashikuar në rregullore, mund ta realizojë këtë”, thuhet aty. Po ashtu më tej Sejko heq përgjegjësinë për kalimin e kapitaleve. Kreditë dhe kolateralet e klientëve kaluan në Itali. Por Sejko shprehet se nuk ka përgjegjësi në këtë mes. “Në vijim, përfitojmë nga rasti t’ju bëjmë me dije se transaksionet e kalimit (transferimi) i kredive nuk rregullohen nga Banka e Shqipërisë, por parashikohen në Kodin Civil. Në nenin 499 të Kodit Civil”, thuhet në shkresë. Më tej Sejko shprehet se bazuar në këto dispozita, transaksionet e kalimit të kredive konsiderohen si një aktivitet normal biznesi i bankave. Po ashtu ai justifikon veprimet e “SGA”. 

Kliti Topalli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here