I mbijetoi dhunës seksuale gjatë luftës, shqiptarja ndërmerr hapin e rëndësishëm: Dua të ndaj me ju dhembjen që kam në shpirt!

0
51

Shyhrete Tahiri Sylejmani është një prej të mbijetuarave nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ajo ka dorëzuar sot kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të kërkuar drejtësi për atë që i ka ndodhur.

“Sot jam këtu të ndaj me ju dhembjen që kam në shpirt. Përfaqësoj të gjitha nënat, vëllezërit dhe bijat që ndjejnë atë dhembje që kanë. S’është e lehtë. Jam këtu të kërkoj drejtësi”, u shpreh ajo.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare Për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti kujtoi se si as 20 vjet pas luftës, askush nuk është dënuar për krimet e luftës.

Ajo ftoi institucionet e vendit që të kenë prioritet të tyre këtë çështje. Shyhrete Tahiri nga Gjilani bëhet viktima e dytë pas Vasfije Krasniqit Goodman që kërkon publikisht të dënohen dhunuesit e saj.

Leave a Reply