Nis viti i ri akademik, Besa Shahini jep lajmin e mirë për studentët dhe ka një porosi për ta: Do vazhdojmë përgjysmimin e…

0
328

Sot nis viti i ri akademik për studentët e ciklit të studimit Bachelor dhe në këtë ditë të rëndësishme nuk ka munguar edhe një urim nga ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Nëpërmjet një video-mesazhi Shahini iu ka uruar suksese të gjithë studentëve që nisin sot vitin e ri akademik. Ajo tha se do vazhdohet me përmbushjen e premtimeve për studentët në kuadër të Paktit për Universitetin.

“Të dashur studentë sot fillon viti i ri akademik dhe ne kemi kaluar të gjithë muajt e verës për të realizuar Paktin për Universitetin. Do vazhdojmë me përgjysmimin e tarifave për të gjithë studentët e ciklit të parë dhe të integruar. Do vijojmë me dhënien e bursave për studentët ekselentë dhe kategoritë në nevojë. Kemi investuar në konviktet në të gjithë Shqipërinë. Mos harroni ta përdorni bibliotekën dixhitale për të realizuar studimet tuaja”, u shpreh Shahini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here