“Unë kam lindur vrasës dhe do të vdes një vrasës”, shqiptari që ekzekutoi avokatin grek nxjerr foto në rrjetet sociale duke tymosur puro nga burgu

0
299

Mediat greke kanë publikuar një foto të shqiptarit që ekzekutoi avokatin grek, teksa pozon nga shtrati i burgut duke pirë cigare dhe me celular në dorë, gjë që është e ndaluar për të burgosurit. Kështu është fotografuar shqiptari Ibrahim Brahimaj, dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e avokatit grek, Mihalis Zafeiropoulos.

“Unë kam lindur vrasës dhe do të vdes një vrasës”, ka shkruar  Ibrahim Brahimaj kohët e fundit në rrjetet sociale me një llogari të rremë, raportojnë mediat në shtetin fqinj.

Një javë më parë Gjykata e Apelit në Athinë e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasje dhe 11 vjet shtesë për dy grabitje me dhunë.

Ndërkohë që dy bashkëpunëtorët e tij, Oldi Dulce dhe Klodian Lekocja, u dënuan me burg të përjetshëm për vrasjen e avokatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here