“A duan ta vrasin Izet Haxhinë?”, drejtoi i Burgjeve i jep përgjigjen e papritur Spartak Brahos pas aksidentit të bujshëm: Plan masash si për të gjithë! (REPLIKAT)

0
296

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili ndodhet sot përballë Komisionit të Sigurisë, ku iu është përgjigjur pyetjeve të shumta të deputetëve.

Nisur nga lajmet e pak ditëve më parë, ku avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri denoncoi një aksident sipas tij të ndodhur në makinën ku udhëtonte klienti i tij gjatë transportit për në Gjykatë, Ismaili hodhi poshtë prentendimet duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.

Në përgjigje të deputetit Spartak Braho, i cili kërkoi më shumë informacion për këtë çështje, Ismaili tha se për Izet Haxhinë, ka një program masash si për çdo të burgosur që shoqërohet me polici shteti e polici burgjesh dhe se nuk ka patur asnjë aksident.

“A duan ta vrasin Izet Haxhinë? Kush e shoqëroi atë tek Krimet e Rënda? Si ndodhi ky aksident?”- e ka pyetur Braho.

“Nuk ka pasur asnjë lloj aksidenti dhe asnjë lloj incidenti. Transportimi ka rregulla dhe aksidente të tilla nuk mund të ndodhin. Për Izet Haxhinë, ka një program masash si për çdo të burgosur që shoqërohet me polici shteti e polici burgjesh dhe nuk ka patur asnjë aksident,”- tha Ismaili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here