Deputeti demokrat zbulon telefonatën nga burgu, Ermonela Felaj e paralajmëron publikisht: Do e pësoni! Kujdes me këto biseda!

0
484

Deputeti demokrat, Alban Zeneli i pranishëm në Komisionin e Sigurisë ku sot është marrë në interpelancë drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili e ka pyetur këtë të fundit në lidhje më situatën e ndodhur në burgun e Shënkollit. Zeneli e pyeti Ismailin në lidhje me masat që marrin për policët e burgjeve që dhunojnë të burgosurit.

“Pak ditë më parë në burgun e Shën Kollit ka pasur një ngjarje ku janë dhunuar në gjendje të rëndë dy të burgosur. Kjo gjë më është komunikuar me telefon dhe kam marr dijeni se janë në gjendje të rëndë”, tha deputeti Zeneli.

Menjëherë kryetarja e komisionit të sigurisë, Ermonela Felaj theksoi se deputetët duhet të kenë kujdes me telefonatat me të burgosurit, pasi mund të ketë pasoja me vonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here