Ishin të helmuar? Kjo është përgjigjja e analizave të zarfeve që erdhën nga Serbia

0
281

12 persona në Kosovë përfunduan në spital, pasi hapën zarfet me vota të ardhura nga Serbia. Autoritetet u vunë në alarm dhe hodhën dyshime se zarfet mund të jenë të helmuara dhe të dërguara qëllimisht.

Ata shfaqën shenja alergjie në duar dhe në fytyrë. Menjëherë atyre iu morën mostrat, për të zbuluar se për çfarë bëhej fjalë.

Drejtoresha e Klinikës Infektive në Prishtinë, Linda Ajazaj Berisha, bën me dije se analizat kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë agjenti infektiv, shkruajnë mediat kosovare.

Ajo tha:

“Për momentin me këto rezultate të strishove që janë marrë, përjashtohet që bëhet fjalë për një sëmundje infektive, në të gjitha analizat laboratorike që i kemi marrë nga Instituti Biokimisë. Kurse strishot e marra, që i kemi marrë sot rezultatet, edhe ato e përjashtojnë mundësinë e ndonjë agjenti infektiv”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here