Arkeologët egjiptianë gjejnë 20 arkivolë të lashtë pranë Luxor (foto)

0
513

Arkeologjët njoftuan sot gjetjen e 20 arkivolëve të lashtë të drunjtë pranë qytetit egjiptian të Luxor. Ministria e antikiteteve tha se arkivolët ishin të zbukuruar me ngjyra të ndezura ende të dukshme, deh u gjetën pranë nekropolit Theban në Asasif, në bregun perëndimor të lumit Nil. Ato sihin vendosur në dy shtresa njëra mbi tjetrën, në zbulimin që ministria përshkruante si ‘nga më të mëdhenjtë e më të rëndësishmit’ vitet e fundit. Shumica e tumave në Asasif, i cili gjendet pranë Luginës së Mbretërve, vijnë nga periudha e vonshme (664-332 p.e.s.) e Egjiptit të lashtë.  Por disa prej tyre bijnë nga dinastia e hershme e 18të (1550-1292p.e.s.), e cila ishte e para që përfshinte faraonët e famshëm Ahmose, Hatshepsut, Thutmose III, Amenhotep III, Akhenaton e Tutankhamun. Vitin e kluar ministria njoftoi gjetjen e një zone të lashtë ‘industriale’ në luginën e Luxor ku përfshiheshin “dhoma magazinimi me mobilje dhe vepra poçerie të Dinastisë së 18-të. 

Ancient Egyptian coffins uncovered at the Theban necropolis of Asasif, near Luxor
Ancient Egyptian coffins uncovered at the Theban necropolis of Asasif, near Luxor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here