Meta e dekretoi si njërin prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, KPA hedh poshtë vendimin e presidentit (Çfarë ka kërkuar)

0
285

Kolegji i Posaçëm Apelit ka vendosur të japë më 4 nëntor, ora 10:00 vendimin për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi.

Organi që kryen vettingun kërkon informacione nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për blerjen e një apartamenti dhe makine që Muçi ka kryer nga dy pronarët e mëparshëm, të cilët rezultojnë me precedentë penalë.

Sot, gjyqtari Besnik Muçi paraqiti dokumente të blerjes me këste të apartamentit në fjalë.

Dialogu në KPA:

Anëtari i KPA-së: Deri në çfarë shkalle është përmbushur nga ju pagimi i çmimit të apartamentit? Sa detyrim keni akoma të pambyllur, pasi deklaroni se e keni blerë me këste.

Muçi: Deri në fund të 2018-ës, kam paguar edhe 4 mijë euro. Kam pa paguar akoma dhe do likujdohet brenda këtij viti. Mund të marrë një kredi bankare për ta paguar. Kam edhe 14 mijë euro pa paguar akoma.

Kujtojmë që sot presidenti Ilir Meta dekretoi gjyqtarin Muçi si njërin prej 9 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here