Presidenti Meta e dekretoi si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi ka probleme para vetting-ut

0
272

Presidenti Ilir Meta sot ka dekretuar emërimin e Besnik Muçit si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Por Muçi, ndodhet para KPA-së për tu pyetur e për ta kaluar si një test të dytë pas vetting-ut.Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka kërkuar informacion në DSIK në lidhje me deklasifikimin e një materiali sekret shtetëror. Në përgjigje nga DSIK, ka pranuar deklasifikimin. Besnik Muçi është njëherësh kandidat për SPAK, por nuk ka kaluar ende shkallën e dytë të vetting-ut. Pasi kaloi shkallën e parë, Komisioneri Publik ankimoi vendimin me argumentin se nuk justifikon pasurinë. Ndërkohë, sot po zhvillohet seanca e radhës në KPA, ku jepen konkluzionet, para seancës për vendim final.Një nga pikat më të nxehta ka qenë një blerje automjeti nga Muçi, pronari i mëparshëm i të cilit rezulton i proceduar disa herë nga Prokuroria, për drejtim në gjendje të dehur dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.   Gjatë seancës, Komisioneri Publik ka cilësuar se “edhe pse personat në fjalë nuk mund të cilësohet si persona të përfshirë në krimin e organizuar e për rrjedhojë, të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejt në vlerësimin e kriterit të figurës” të Muçit, ngjarja mund të  “shërbejë si rrethanë dhe argument se subjekti i rivlerësimit mund të vihet lehtësisht nën presionin e strukturave kriminale në referim”. Ndërkohë, vetë Muçi ka kundërshtuar duke thënë se “ lidhja ime me ta ka qenë vetëm kontraktuale dhe asgjë më tepër”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here