Moment historik/ Ismail Kadare fiton “Nobelin Amerikan”, ja shuma e parave që do të marrë dhe vlerësimet e tjera të rëndësishme

0
50
(FILES) This file photo taken on February 08, 2015 shows Albanian novelist Ismail Kadare gestures during an interview with AFP in Jerusalem. The Swedish Academy stunned the world last year when it awarded the Nobel Literature Prize to US counter-culture icon and rock star Bob Dylan. This year, experts say, the laureate will be more conventional. / AFP PHOTO / GALI TIBBON

Shkrimtari Ismail Kadare na ka bërë krenarë për të disatën herë. Kadare ka fituar çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë Neustadt, që njihet edhe si Nobeli Amerikan. Ky është një çmim 50,000 dollarë amerikanë që i jepet çdo dy vjet një poeti, romancieri ose dramaturgu.

Revista “Literatura Botërore Sot” e Universitetit të Oklahoma të letërsisë dhe kulturës ndërkombëtare, njoftoi mbrëmjen e djeshme se Ismail Kadare është laureati i 26-të i këtij çmimi ndërkombëtar.

Robert Con Davis-Undiano, drejtori ekzekutiv i Letërsisë së sotme, tha se Kadare është “një nga shkrimtarët më të mëdhenj në botë dhe një kampion i demokracisë dhe fjalës së lirë”.

Çmimi Neustadt është çmimi i parë letrar ndërkombëtar në fushën e tij që ka origjinën në Shtetet e Bashkuara. “Neustad” i jepet një poeti, romanticieri apo dramaturgu dhe fituesit përveç 50,000 dollarëve, marrin edhe një pendë shqiponje e argjendtë dhe një certifikatë.

Leave a Reply