Presidenti i Katalonjës dënon ‘të infiltruarit’ për protestat e dhunshme të pavarësisë

0
317

Presidenti rajonal i Katalonjës, Quim Torra, ka dënuar sot protestat e dhunshme të kësaj jave por fajësoi për dhunën “elementë të infiltruar” që kërkojnë të dëmtojnë imazhin paqësor të lëvizjes pro-pavarësi. Dhuna nisi të hënën pas dhënies së dënimeve të gjata me burgim për liderët e lëvizjes së pavarësisë në lëvizjen e dy viteve më parë. Ndërkohë makinave iu vu flaka dhe policia tha se gurë, fishekzjarre e bomba molotov ishin hedhur ndaj oficerëve.Tetëdhjetë njerëz, duke përfshirë dhe 46 oficerë policie janë plagosur dhe 33 njerëz janë arrestuar, sipas autoriteteve.Torra bëri thirrje për protesta paqësore në një fjalim televiziv.  “Kjo duhet të ndalojë menjëherë. Nuk ka arsye dhe justifikim për djegien e makinave apo vandalizma të tjera”, tha ai, duke fajësuar individë që përpiqen të prishin imazhin e lëvizjes paqësore për pavarësi.  “Ne nuk mund të lejojmë që grupe të tilla të infiltruara të dëmtojnë imazhin e lëvizjes së miliona katalanasve”. Ndërsa kohë Torra mbetej sfidues sot ndaj vendimeve të burgosjes së liderëve katalanas duke thënë se dënimet ishin të përçmueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here