Angela Merkel konferencë shtypi: Gjermania dëshiron që të hapen që sot negociatat me Shqipërinë. Unë e mbështes në një pikë Presidentin Macron

0
271

Në një konferencë shtypi nga Brukseli, Kancelarja gjermane Angela Merkel po jep detaje mbi zhvillimet e fundit në BE. Merkel e pyetur nga gazetarët se ju duket sikur i kthyen shpinën, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, tha:

Unë fola me Zaevin…E mbështes në një pikë Presidentin Macron që procesi i zgjerimit duhet refomuar. Kemi rënë dakord për disa gjëra që duhen bërë. Gjermania dëshiron që të ndodhë hapja e negociatave. Maqedonia e Veriut ka bërë shumë, ndryshimi i emrit, ka qenë një faktor i madh por edhe Shqiëpria ka bërë progres.

Bëhet fjalë për hapjen e negociatave të Shqipërisë, ata duhet të përballen me disa kushte që kemi vendosur. Në Shqipëri vijon të ketë probleme, përfshirë emigrimin. Megjithatë ka bërë maksimunin sa i përket emigrimit. Kur bëjmë premtime patjetër që duhet t’i mbajmë dhe nuk duhet ti kthejmë shpinën vendeve në fakt janë disa faza sa i përket anëtarësimt në BE. Unë dua që të ketë edhe bashkim të këtyre vendeve, por më përpaar duhet të ketë ndryshim të procesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here