Doli kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për mos-hapjen e negociatave, Presidenti Macron në konferencë shtypi: Ka probleme, nuk është bërë progresi i duhur

0
348

Pak minuta më parë në një konferencë shtypi nga Brukseli ishte Kancelarja gjermane Angela Merkel, ku në fjalën e saj dhe detaje mbi zhvillimet e fundit në BE. 

Në këto momente Presidenti i Francës Emmanuel Macron po jep një konferencë shtypi për vendimet që ka marrë së fundmi Këshilli i  Bashkimi Europian në samitin në Bruksel.

Macron tha: “Ka pasur një diskutim të gjatë lidhur me procesin e zgjerimit. Ka qenë një nga temat kryesore. Dua të besoj për një Evropë të përgjegjshme. Shqipëria po kalon nëpër disa reforma të mëdha. Të gjitha këto reforma në emër të vendit të tyre. Ne në fakt e pranojmë që është bërë progres, por i gjithë progresi i duhur nuk është bërë ende. Ka ende disa situata që nuk janë të kontrolluara, ka ende probleme me emigrimin.

Diskutimi im ishte i dobishëm veçanërisht për vizionin e Evropës. Në fakt BE ka disa probleme të brendshme, por para se të ndodhë procesi i zgjerimit ka nevojë për reformim të brendshëm.

Në fakt dihet që nëse nuk i hapim dyert, ndoshta  nuk do të ketë përpjekje, por kjo nuk mjafton. Duhet të finalizojmë reformat tona.

Nëse do të vijojmë me reformat tona, mund të vazhdojmë me procesin e zgjerimit, sepse nuk mjafton vetëm hapja e dyerve. Duhet parë se ku qëndrojnë këto vende që duan të bëhen pjesë e BE-së.

Duhet t’i shohim këto vende që janë në proces . Duhen parë hapat e mëtejshëm se çfarë duhet të bëjmë me këtë axhendë. Në momentin që do të hapim dyert, mund të na fajësojnë edhe ne lidhur me këtë. Duhet të reformojmë Evropën, na duhet një tjetër proces zgjerimi, besueshmëri, strategji.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here