Historia e trishtë e 11-vjeçarit shqiptar që u rrëmbye nga e ëma dhe u bllokua në kampet e ISIS, si e ndihmoi gazetari italian babain për ta gjetur

0
304

Në emisionin investigativ italian Le Iene në puntatën e fundit erdhi historia e trishtë e Alvin, një fëmije shqiptar i lindur dhe rritur në Itali i cili u rrëmbye nga e ëma 5 vjet më parë dhe iu bashkua Shtetit Islamik në Siri.Djali i vogël u gjet gjallë në një kamp të burgosurisht në pjesën kurde të Sirisë ku jetonin fëmijët dhe gratë e luftëtarëve të ISIS. Falë ndihmës së gazetarit Luigi Pelazza, babai me mbiemrin Berisha arriti më në fund të përqafonte djalin e tij.Por ka një pengesë të madhe, edhe pse djali ka lindur dhe jetuar në Itali ka nënshtetësi shqiptare dhe për këtë arsye duhet prania e një diplomati të qeverisë shqiptare për ta tërhequr nga burgu në qiell të hapur, të cilit tani i kanoset dhe një rrezik i ri që është bombardimi nga forcat turke. Në linkun e mëposhtëm gjeni investigimin e plotë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here