Kunat i vrasësit dhe trafikantit të shumëkërkuar të kokainës, kush është biznesmeni që sot i shpërtheu tritoli sapo hapi derën e makinës (FOTO)

0
309

Një mjet tip ‘Benz’ me targa gjermane shpërtheu mëngjesin e sotëm në rrugën “Siri Kodra”. Ndërsa u mësua se ky autojet i përkiste shtetasit Artion Bylyku, të tjera detaje kanë dalë në dritë.

Por, kush është Artion Bylyku?

50-vjeçari rezulton të jetë tregtar makinash. Bylyku është kunati i “të fortit” të Tiranës, Domart Konjari, pra është i martuar me motrën e këtij të fundit. Dihet që Konjari është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe atë franceze.

Domart Konjari është në arrati ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale në Francë si, “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijimi i organizatave kriminale”.

Konjari u arrestua në nëntor të vitit 2015, për llogari të autoriteteve franceze, por pesë muaj më vonë, Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurimit ndaj tij, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”. Kjo bëri që Konjari të arratisej dhe të jetë ende në kërkim.

Në dosjen që Krimet e Rënda kanë marrë nga autoritetet franceze, renditen me detaje të gjitha veprimtaritë e Konjarit në Shqipëri, Francë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Gjermani. Ai akuzohet për disa vrasje dhe për trafik ndërkombëtar kokaine. Vrasja më e fundit, e cila dyshohet se është porositur nga Konjari, është ajo e Devi Kasmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here