Mazhoranca me plan B nëse Kushtetuesja amniston Ilir Metën, ja si do izolohet për kthimin e ligjeve dhe dekretimin e ministrave

    0
    238

    Mazhoranca është duke marrë të gjitha masat për të “gozhduar” presidentin Ilir Meta. Komisioni hetimor i ngritur për shkarkimin e tij është duke pritur raportin e Venecias, i cili nuk ka mbërritur ende. Ai do përkthehet nga Ministria e Drejtësisë dhe më pas do kalojë për shqyrtim në komision. Por thelbi i tij tashmë është bërë i ditur dhe mazhoranca e ka bërë të qartë se argumentet e dhëna aty mjaftojnë që t’i shkohet deri në fund shkarkimit. Por ajo që do të thotë fjalën e fundit është Gjykata Kushtetuese. Meta ka filluar të luajë për të shtyrë apo kapur këtë gjykatë. Ai emëroi Besnik Muçin anëtar, i cili rrezikon shkarkimin, ndërkohë që njihet dhe si i afërm me presidentin. Pra gjithë beteja tani do jetë te Kushtetuesja, e cila do vendosë nëse kemi shkelje të rëndë apo jo. Por mazhoranca është duke ecur me plan edhe nëse Kushtetuesja e rrëzon. Gazeta deklaroi pak ditë më parë se në PS po diskutohej mundësia që të hartohej një ligj organik për presidentin. Sipas burimeve, socialistët kanë vendosur që të shihet se si do ecet me fatin e Metës. Nëse Kushtetuesja e mban në detyrë, atëherë do ridepozitohet në Parlament ligji që është hartuar në kuadër të reformës në drejtësi, por që u tërhoq. Në atë ligj ka një përcaktim të kompetencave të presidentit. Por ai synohet të përmirësohet gjatë diskutimeve në komisione sidomos sa i takon të drejtës së presidentit për të kthyer ligjet dhe ministrat. Duke qenë se Meta ka kthyer shumë ligje dhe ka bllokuar ministrat, PS po mendon që të mos lejojë më të tilla lëvizje.

    Parashikimet në ligj

    Bashkë me paketën e reformës në drejtësi, në Kuvend shkoi dhe një ligj për presidentin. Në relacionin bashkangjitur ligjit, i cili pritet të rikthehet nëse Meta nuk shkarkohet, thuhet se

    se nevoja për një ligj për presidentin lind si për shkak të reformës në drejtësi, por dhe për tu dhënë fund përplasjeve mbi kompetencat. “Projektligji reflekton edhe marrëdhëniet e presidentit me pushtetin ekzekutiv, si në rastin e emërimit apo lirimit të përfaqësuesve diplomatikë jashtë vendit, apo në dhënien e gradave më të larta ushtarake, si dhe në emërimin e disa funksionarëve të tjerë publike, kompetencë e ndarë mes Presidentit dhe Kuvendit. Qëllimi i projektligjit është të përcaktojë rregulla lidhur me pozicionin, kriteret e përzgjedhjes, pamundësinë në kryerjen e funksionit, shkaqet dhe procedurën e shkarkimit të Presidentit të Republikës, ushtrimin e kompetencave kushtetuese, statusin e tij/e saj dhe të anëtarëve të familjes së tij/saj, gjatë dhe pas mbarimit të mandatit, si dhe organizimin e brendshëm të institucionit të Presidentit të Republikës”, thuhet në relacion. Sipas ligjit, të vetmet të drejta që do të ketë Ilir Meta është dekretimi i anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. Sipas ndryshimeve, Këshilli i Lartë Gjyqësor përzgjedh 3 kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas presidenti përzgjedh 3 të renditurit më sipër. E njëjta gjë vijohet dhe me anëtarët e Gjykatës së Lartë. Nëse Presidenti nuk pranon kandidaturat, KLGJ ka të drejtë ta rrëzojë vendimin e tij. Pra kreu i shtetit nuk ka shumë për të bërë në këtë aspekt. Nuk ka më të drejtë për emërime gjyqtarësh e prokurorësh në shkallët e tjera, pasi kjo e drejtë i kalon KLGJ e KLP.

    Kliti Topalli

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here