Mban flamurin shqiptar në takimet me ndërkombëtarët? Albin Kurti zbulon arsyen që nervozoi Aleksandër Vuçiç

0
357

Fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë për të qeverisur vendin thotë se nuk kanë ndryshuar as qëllimet dhe as parimet e tij por strategjia. I ftuar në “Real Story” në News24, Albin Kurti iu përgjigjet kritikëve se ka ndryshuar qëndrim nga ai që kishte në opozitë ku shfaqej më radikal. Ai thotë se nuk mund të jetë njësoj si në protestë si në karrigen e kryeministrit por se nuk kanë ndryshuar parimet dhe qëllimet e tij.Sa i përket mbajtjes së flamurit kombëtar shqiptar, Albin Kurti tha se në zyrën e kryeministrit do vazhdojë të qëndrojë edhe flamuri i Kosovës.“Ndryshimi më i madh do të jetë që nga opozita do jemi në qeveri. Flamurin shqiptar e kam pasur gjithmonë në zyrë. Flamurin e Kosovës do ta gjej në zyrën e kryeministrit dhe do ta lë aty. Unë jam për një kushtetutë më të avancuar të Kosovës por ndërkohë do respektoj kushtetutshmërinë në dallim nga ata që e kanë shkelur kushtetutshmërinë.Koncepti, qëllimet dhe parimet nuk kanë ndryshuar, strategjia po. Unë vazhdoj të jem me të njëjtat parime, qëllime. Nuk mund të jesh i njëjti si në protestë si në ulësen e kryeministrit”, u shpreh ai. Kujtojmë se dje edhe presidenti i Serbisë i kishte kërkuar BE të sqarojë pse Kurti ka mbajtur flamurin e Shqipërisë në takimin me ambasadorin anglez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here