Pence e Erdogan pranojnë armëpushimin për tërheqjen e kurdëve në Siri

0
323

Turqia ka rënë dje dakord për pesë ditë armëpushim në verilindje të Sirisë për të lejuar tërheqjen e forcave kurde. Lajmi u bë i ditur nga Nënpresidenti amerikan Mike Pence i cili në krye të një delegacioni të Shtëpisë së Bardhë, shkoi në Ankara për të biseduar me presidentin turk Tajip Erdogan. Lajmi i ngrit lart nga Presidenti Trump i cili komentoi në një postim: “Lajme të shkëlqyera nga Turqia. Faleminderit Erdogan. Miliona jetë do të shpëtohen!” Zoti Pence udhëtoi drejt Ankarasë shoqëruar nga sekretari i Shtetit Pompeo në një përpjekje për të bindur Presidentin Tajip Erdogan të ndalë ofensivën kundër luftëtarëve kurdë në Sirinë verilindore, e cila ka shkaktuar zemëratë të gjerë ndërkombëtare për krizën humanitare dhe viktimat që po shkakton. 200 mijë civilë po largohen nga vendi, ndërsa ka krijuar gjithashtu shqetësim të madh mbi sigurinë e mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik të braktisur në burgjet kurde. Situata në Siri ka nxitur kritika ndaj presidentin Donald Trump i cili është akuzuar për braktisje të luftëtarëve kurdë, partnerët kryesorë të Uashingtonit në betejën kundër Shtetit Islamik në Siri. SHBA u tërhoq nga verilindja e vendit pak para se Ankaraja të niste ofensivën më 9 tetor.

Mos u bëj trim

Më herët presidenti amerikan dërgoi një letër të pazakontë ku kritikonte homologun turk për luftimet e përgjakshme që po zhvillon kundër kurdëve në veri. Trump e kërcënon Erdogan duke thënë se veprimet trime dhe të marra do i kushtojnë shtrenjtë Ankarasë. Letra e cila datonte 9 tetor, shprehte hapur rezervat e Trump për inkursionin turk. “I dashur zoti president. Nuk ke pse të mbash përgjegjësi për masakrimin e mijëra njerëzve, e as unë nuk dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke. Historia do ju gjykojë për mirë nëse e zgjidhni konfliktin në mënyrën e duhur dhe humane. Mos u bëj trim. Mos u bëj i marrë”, lexohet në letrën e firmosur nga Trump. Letra fillimisht u vu në dyshim dhe u mendua si shaka për shkak të stilit të pazakontë të një dokumenti zyrtar, por Shtëpia e Bardhë e konfirmoi vërtetësinë. Kundërshtarët politikë të Trump e dënuan tonin e saj, ndërsa vetë Kongresi miratoi një rezolutë kundër kreut të zyrës ovale për tërheqjen e trupave nga Siria. Presidenti Erdoan të mërkurën premtoi se operacioni “Burimi i Paqes” do vazhdojë deri në neutralizimin e terroristit të fundit kurd në veri të Sirisë. Beteja deri tani i ka marrë jetën 70 civilëve të pafajshëm.

Trump mbron tërheqjen amerikane

Dhoma e Përfaqësuesve votoi me shumicë dërrmuese të enjten në favor të një rezolute që dënonte vendimin e Presidentit Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. Presidenti Trump thotë se ai po i kërkon Turqisë që të ndalë inkursionin e saj në veri të Sirisë. Presidenti Trump u tha gazetarëve të mërkurën se ai po kthente ushtarët amerikanë në shtëpi ashtu siç kishte premtuar gjatë fushatës së tij presidenciale. “Ka ardhur koha për rikthimin e ushtarëve tanë në vend. Kështu duhet të jetë. Ne nuk kemi patur ushtarë të plagosur ose të lënduar, sepse unë jam president dhe ne jemi më të mirët. Mos e harroni këtë.” Presidenti Trump hodhi poshtë akuzat se ai i kishte dhënë Turqisë dritën jeshile për të pushtuar veriun e Sirisë në një bisedë telefonike me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. “Unë i dërgova një letër të fortë (presidentit turk) menjëherë pas bisedës. Asnjëherë nuk iu dha drita jeshile.” Një delegacion amerikan i drejtuar nga Nënpresidenti Presidenti Mike Pence ndodhet në Ankara me synimin që të bindë presidentin turk Erdogan të arrijë një marrëveshje armëpushimi në veri të Sirisë, ose të përballet me sanksione të ashpra amerikane. Ligjvënësit amerikanë, dyshojnë se kërcënimi me sanksione do të ndalonte gjakderdhjen e shkaktuar nga forcat e mbështetura nga Turqia. 

Andi Lamko

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here