Shpërthen me lëndë plasëse makina në Tiranë, ja kujt i përkiste (Emri)

0
385

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Ramazan Bogdani”, në Tiranë.

Policia sqaron se një sasi e dyshuar lëndë plasëse ka shpërthyer në automjetin. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se makina e shpërthyer ka qenë në pronësi të shtetasit Artion Bylyku.

Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here