U akuzua për abuzime me pronat, Gjykata e Apelit merr vendimin për kreun e Kadastrës në Durrës

0
275

Gjykata e Apelit të Durrësit caktoi masën ‘’detyrim paraqitje’’ për ish-drejtorin e Agjencisë së Kadastrës së Durrësit.

Trupa gjykuese vendosi të lërë të lirë zyrtarin e Kadastrës së Durrësit.

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës,është shoqëruar me 1 tetor  për t’u marrë në pyetje, ndërsa më pas i është komunikuar masa arrest me burg për shpërdorim detyre.

Sipas të dhënave nga ana e Krimit Ekonomik,  Liridon Pula, së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, kanë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here