Vetoja për mos-çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, PPE del me paralajmërimin e frikshëm: Ky është rreziku që iu kanoset këtyre vendeve!

0
287

Franca, Danimarka dhe Holanda u bashkuan sot për të mos lejuar hapjen e negociatave për në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Parisi i pranoi përpjekjet e Shkupit, veçanërisht pas marrëveshjes së ndryshimit të emrit me Greqinë, por në rastin e Shqipërisë, të tre vendet shprehën shqetësime mbi përparimin e reformave të nevojshme.

Për Roland Freudenstein, drejtor i politikave të Wilfried Martens Center for European Studies, i Partive Popullore Europiane PPE, qëndrimi i qeverisë së Macron e izoloi vendin, duke i shtuar disa “pengesa të fundit të politikës franceze për Europën”.

“Kjo dëmton gjithashtu interesat rajonalë të BE”, tha ai për EURACTIV, duke shtuar, se vetoja franceze në thelb thekson një dilemë që është karakteristike edhe për vende të tjera.

 “Nga njëra anë, ka një lodhje të gjerë nga zgjerimi mes popujve, veçanërisht atyre në Europën Perëndimore, e kjo i detyrohet dhe problemeve të sundimit të ligjit në Poloni dhe Hungari,”  shprehet ai.

Nga ana tjetër, thekson Freudenstein, ekziston problemi i besueshmërisë së Unionit në Ballkanin Perëndimor pasi bisedimet e pranimit ishin premtuar në një nivel politik.

Po kështu ai nënvizon rrezikun se këto vende do të shtyhen drejt krahëve të hapur të  Rusisë, Kinës dhe Turqisë, nëse blloku europian nuk tregon se është serioz për zgjerimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here