Vrau mbi 50 njerëz dhe mbyti një grua shtatzënë, njihuni me kryemafiozin që është i fiksuar pas dy gjërave në jetë (FOTO)

0
434

Matteo Messina Denaro është një playboy i apasionuar pas makinave dhe i fiksuar pas grave.

Burri, të cilit shpesh i referohen si “shefi i bosëve” të mafies siciliane dikur u bashkua me El Chapo-n dhe pasardhësin e Osama Bin Laden në listën e 10 të arratisurve më të kërkuar në botë.

I njohur ndryshe si Diabolik, Denaro thuhet të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e një fëmije të mbytur dhe më pas të tretur në acid. Po kështu, kërkohet nga policia për mbi 50 vrasje, për të cilat është dëgjuar shpesh të mburret se “unë kam mbushur një varrezë të gjithën vetë.”

Lindur në tokën italiane, Denaro e ndërtoi emrin e tij famëkeq përmes një seri vrasjesh dhe mizorish gjithnjë e më ekstreme.

Djali i “capos” (kapitenit) mafioz me ndikim Francesco Messina Denaro u ngrit në radhët e para të mafies siciliane duke mësuar të përdorë një armë në moshën 14-vjeçare dhe të kryente vrasjen e tij të parë kur ishte 18.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here