Një rrahje brutale mes një grupi të vajzave është filmuar në orët e mbrëmjes së sotme në lagjen Veternik të Prishtinës. Vajzat përleshen keq mes tyre, një skenë si në filma. Ngjarja është filmuar nga telefoni në një nga parkingjet e një qendre tregtare në Prishtinë. Nuk dihen ende detajet e sherrit dhe nëse autoritetet janë duke u marrë me rastin në fjalë.