Qeveria gati draftin për fiskalizimin, procesi nis më 1 prill, ja cilat janë limitet e arkës

0
349

Ka përfunduar dje drafti i ri i fiskalizimit. Ministria e Financave publikoi ndryshimet e bëra në draft pas konsultimeve të shumta që u bënë me bizneset në periudhën gusht – tetor. Ndryshimet lidhen me datën e fillimit të procesit të fiskalizimit dhe me përcaktimin e limit të arkës që çdo biznes duhet të përcaktojënë çdo ditë të fillimit të punës. Sipas draftit, procesi nuk do të fillojëmë1 janar, siç ishte parashikuar në draftin fillestar, por mëdatë 1 prill 2020. “Drafti i ri fillon të zbatohet nga data 01.04.2020, me përjashtim të dispozitave për përdorimin e detyrueshëm të faturave elektronike në transaksionet me organet publike të përcaktuar në që fillojnë të zbatohen nga data 01.01.2021, të dispozitave për përdorimin e detyrueshëm të faturave elektronike për pagesat pa para në dorë, që fillojnë të zbatohen nga data 01.07.202”, thuhet në draft. Më tej në draft bëhet një sqarim për vlerën e parave “cash” që çdo biznes mund të mbajënë arkën nisjen e punës. Sipas ndryshimit të bërë, vlera maksimale e arkës do të jetë 1,700,000 lekë. “Tatimpaguesi që lëshon fatura, përveç në rastet e përcaktuara në nenin 37, pika 2 të këtij ligji, mund të mbajë para “cash” në arkën e vet në fillim të çdo dite pune, deri në shumën maksimale të arkës. Vlerën maksimale të parave cash e përcakton tatimpaguesi që lëshon fatura, në mënyrë të pavarur, duke nxjerrë një akt të brendshëm, në përputhje me nevojat dhe kushtet e sigurisë, por kjo nuk mund të jetë më shumë se maksimumi i përcaktuar në pikën 2 të këtij neni. Tatimpaguesi që lëshon fatura, që kryen transaksione këmbimi monedhe mund të përcaktojë maksimumin e arkës deri në shumën prej 1,700,000 lekë”, thuhet më tej. Përcaktimi i vlerës maksimale bëhet në bazë të këtyre kritereve: tatimpaguesit me qarkullim vjetor gjatë vitit të kaluar deri në 2 milionë lekë, deri në 55,000 lekë; tatimpaguesit me qarkullim vjetor gjatë vitit të kaluar mbi 2 milion lekë dhe deri në 8 milion lekë, deri në 250,000 lekë; tatimpaguesit me qarkullim vjetor gjatë vitit të kaluar mbi 8 milion lekë, deri në 500,000 lekë ose 2 % të qarkullimit vjetor të vitit të kaluar, cilado qoftë vlera më e lartë.Tatimpaguesi që lëshon fatura, detyrohet në fillim të çdo dite pune dhe para lëshimit të faturës së parë, nëpërmjet lidhjes elektronike të vendosur me Administratën Tatimore Qendrore që e përdor për zbatimin e procedurës së fiskalizimit, të paraqesë informacionin mbi shumën fillestare të parave cash në arkë për çdo pajisje elektronike të faturimit. Tatimpaguesi duhet të paraqesë në të njëjtën mënyrë edhe çdo ndryshim të shumës së parave cash në arkë gjatë ditës së punës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here