A kanë bërë ndonjë pilotim apo testim të rrjetit 5G në Shqipëri deri tani? Reagon kompania kineze Huawei (Deklarata e plotë)

0
312

Pas aludimeve të shumta ditët e fundit për krijimin e rrjetit 5G  të internetit, vjen reagimi nga kompania kineze e teknologjisë mobile. Huawei ka reaguar ditën e sotme në lidhje me faktin se ata janë futur në Shqipëri dhe kanë krijuar rrjetin 5G të internetit.

Me një deklaratë të shpërndarë nga zyra e përfaqësisë së tyre në vendin tonë, shkruhet se ata nuk kanë asnjë projekt në Shqipëri, apo të kenë politura apo testim për rrjetin 5G.

Deklarata e plotë e Huawei:

Huawei është shumë i vetëdijshëm për rëndësinë e sigurisë në internet, dhe ne ndajmë shqetësimet për këtë siguri në Shqipërisë

Pasi klientët e Huawei blejnë pajisjet, ata kontrollojnë të gjitha aspektet e hyrjes në rrjet, përfshirë sigurinë e sistemeve të tij dhe të dhënat e përdoruesit.

Huawei është një kompani private në pronësi të plotë të punonjësve të saj. Kemi një strukturë të përcaktuar qartë të pronësisë dhe qeverisjes. Asnjë agjenci qeveritare ose ndonjë organizatë e jashtme nuk ka ndonjë aksion në Huawei ose kontrollon Huawei në çfarëdo mënyre.

Gjatë tre dekadave të fundit, Huawei u ka shërbyer tre miliardë njerëzve në të gjithë botën pa ndonjë incident të madh dhe nuk ka prova se nuk mund të na besohet për të siguruar produkte të sigurta telekomunikacioni.

Asnjë shitës tjetër nuk mund të pretendojë këtë nivel suksesi në sigurinë në internet dhe kjo është arsyeja pse Huawei është besuar nga kompanitë kryesore Europiane. Midis 60 kontratave 5G të Huawei, 31 prej tyre janë nga Evropa.

Por ne nuk kemi bërë asnjë pilotim apo testim 5G në Shqipëri deri tani, dhe gjithashtu nuk kemi ndonjë kontratë ose angazhim për të zhvilluar 5G në Shqipëri.

Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here