Pekini nis zhvillimin e teknologjisë 6G, SHBA shton presionin kundër teknologjisë kineze

0
369

Pekini ka njoftuar sot planet për zhvillimin e teknologjisë 6G duke tentuar të çimentojë supremacinë e tij në lidhjet valore, mes fushatës së SHBA kundër rrjeteve kineze 5G.

 Ministria kineze e shkencës e teknologjisë tha se ka ngritur dy grupe pune për rrjetin 6G. Grupi i parë do të bëjë lidhjet me agjencitë qeveritare ndërsa i dyti do të bashkojë më shumë se 30 ekspertë nga disa universitete, biznese dhe qendra studimi. Duke folur në takimin e hapjes zv. ministri Wang Xi tha se njohuritë globale në këtë fushë mbeten ende në fazën e eksplorimit dhe rruga për te 6G është ende e paqartë, por tha se Pekini është i vendosur të fitojë garën e dominimit në teknologjinë valore duke prezantuar strategjinë e punës. Komanpitë kineze kanë qenë në konkurencë të ashpër dhe deri tani kanë fituar betejën me kompanitë amerikane e koreano-jugore për shpalosjen e teknologjisë 5G, e cila lejon internet më të shpejtë dhe celularë më të avancuar. Javën e kalaur tre operatorë celularë në Kinë nisën të ofrojnë shërbimet ‘super të shpejta’ 5G për klientët. Kreu i grupit Huaëei, një nga liderët në revolucionin 5G, Ren Zhengfei, ka thënë se kompania e tij ka nisur punën për rrjetin 6G por teknologjia është ende rreth “10 vite larg.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here