Sulmohet fizikisht gazetarja shqiptare, ishte duke realizuar një lajm për kazinotë

0
31

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku gazetarja e “Klan Kosovës”, Mejreme Gashi, është sulmuar fizikisht nga një person në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Sipas mediave kosovare Gashi ishte duke realizuar një kronikë mbi aktivitetin e disa kazinove në këtë fshat, por është përballur me dhunën e një personi në kazino.

Mësohet se edhe ekipi i “Klan Kosovës”, që ishte bashkë me gazetaren, është sulmuar nga personi në fjalë, i cili ende nuk është identifikuar.

Leave a Reply