Arrestoi djalin e lordit të drogës El Çapo, polici i forcave speciale ekzekutohet me 150 plumba në një qendër tregtare (Pamjet)

0
23

Një polic meksikan, pjesëtar i forcave elitare e që ndihmoi me arrestimin e djalit të El Çapos, është qëlluar 150 herë te parkingu i një qendre tregtare.30-vjeçari, i identifikuar vetëm me emrin Eduardo, u vra te parkimi i një qendre tregtare në qytetin Kuliakan.

Ai ishte pjesë e grupit policor që ndihmoi me arrestimin e Ovidio Guzman, djalit të El Çapos, muajin e shkuar.

Por policia e liroi shpejt Ovidion, pasi anëtarët e kartelit, të urdhëruar nga vëllai i të arrestuarit, djali tjetër i El Çapos, u vërsulën menjëherë, me dhjetëra njerëz të armatosur, duke sulmuar policinë e duke shkaktuar kaos nëpër rrugë.Autoritetet meksikane thanë se e liruan për të shmangur vdekje të tjera.

Leave a Reply