Çfarë vendimi u mor? Nis me vonesë seanca për Arbër Çekajn, a ishte i pranishëm avokati Maks Haxhia?

0
323

23 minuta me vonesë ka filluar seanca gjyqësore për Arbër Çekajn në Gjykatën për Krime të Rënda, për shkak të vonesës së kryesueses së trupit gjykues, Daniela Shirka, e cila mori konfirmimin në detyrë mëngjesin e sotëm nga KPK, në kuadër të Vetting-ut.

E megjithatë, seanca për dosjen e 613 kg kokainë është shtyrë për në datën 20 nëntor, ora 10:00, pasi mbrojtësit e Donaldo Lushajt nuk u paraqitën në seancë. Gjithashtu, edhe avokati Maks Haxhiu nuk ishte i pranishëm për arsye të gjendjes shëndetësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here