Merret në pyetje pronari i makinës së prokurorit Ndoja, çfarë tha biznesmeni durrsak para Krimeve të Rënda

0
327

Makina me të cilën po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja në momentin që iu bë atentatin rezulton të mos jetë në pronësi të tij. Fillimisht u përfol se ishte në pronësi të bashkëshortes së tij, por më pas u vërtetua se ajo i përkiste biznesmenit Fadil Çalliku nga Xhafzotaj i Durrësit.

Krimet e Rënda kanë marrë në pyetje Fadil Çallikun, i cili ka dhënë shpjegime lidhur me rrethanat dhe arsyet se pse ja kishte lënë në përdorim, makinën prokurorit Ndoja.

Çalliku ka treguar se kishte njohje me Ndojën dhe Muharremin. Madje, sipas burimeve të Prokurorisë, ky automjet përdorej edhe nga bashkëshortja e prokurorit Ndoja.

Sipas kërkimeve, rezulton se personi në fjalë, është pronar i një kompanie taksish në qytetin e Durrësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here