“Përralla me gogol”, eksperti ‘i përvishet’ Artan Lames dhe nxjerr prapaskenat: Nuk ka mbyllur dot çështjet as në qytetin e tij të lindjes. Bëri ligj që të bëhej vet drejtor!

0
309

Kreu i shoqatës së Gjeodeteve Romeo Nazarko, ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, ku ka folur lidhur me situatën në Kadastër dhe çështjet sensitive të pronave.

Nazarko tha se përveç shkrirjeve të Hipotekës dhe Aluizni-t asgjë nuk ka ndryshuar me ligjin e ri që ka kaluar qeveria shqiptare, ndërsa e cilësoi ende një problem të rëndësishëm çështjen e emërimeve politike në administratë.

“Nuk ka ndryshuar asgjë pas ligjit të ri për Kadastrën, i vetmi ndryshim që kemi është se ka vetëm një drejtor për Kadastrën, vijojnë që emërimet të bëhen në bazë të preferencave mjekësore. Bashkimi i Hipotekës dhe ALUIZN-it është i gabuar, pasi i njëjti drejtor ushtron presion për të nxjerrë titujt e pronësisë, dhe i njëjti drejtor për ti regjistruar ato. Ka pasur disa dorëheqje, që tregon se emërimet janë politike, kur nuk kanë eksperiencë profesionale, vendosin që të largohen”, u shpreh Nazarko, i cili më pas u ndal dhe te deklaratat e Artan Lames në emisionin Opinion.

Nazarko tha se Lame ka gjashtë vite që është në detyrë, dhe tashmë duhet t’i japë fund konstatimeve të gjendjes, dhe duhet të japë sa më parë zgjidhje. Sa i takon procesit të legalizimit, Nazarko u shpreh se ende ka shumë punë për të bërë, dhe Lame nuk ka mundur të mbyllë këtë çështje as në qytetin e tij të lindjes, Ersekë, që ka numrin më të ulët të ndërtimeve pa leje.

“Pashë që emisioni u kthye në një reklamë, ai ka 6 vite në detyrë, do të duhej që të dalësh me zgjidhje konkrete, në atë mision pashë përralla me gogol që iu tregohen fëmijëve të vegjël. Është rast unikal, ku Lame bëri një ligj për tu bërë drejtor.

Nuk ka sesi të humbasin dokumente, pasi në arkivën e ASHK-së ruhen të gjitha dokumentet origjinale, prandaj them që në atë emision më shumë ishte një reklamë për Lamen. Në rast se nuk janë në gjendje që të mbyllin procesin e legalizimit, atëherë të kërkojnë ndihmë nga ne që jemi grupet e interesit.

Qyteti që ka numrin më të vogël të palegalizuara është Erseka, që është dhe qyteti i lindjes së Lames, dhe në 6 vite nuk arriti dot që të mbyllte as legalizimet në qytetin e tij. Ne jemi në terren dhe nuk është mbyllur as 40% i procesit të legalizimit, çka do të thotë se qytetarët nuk mund të kryejnë asnjë veprim me pronat e tyre.

Kadastra është banka më  madhe e Shqipërisë, dh eta përdorësh atë si një magazinë është e papranueshme”, u shpreh më tej Nazarko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here