“Mini-Shengeni”, Bugajski: Dy problemet e asaj që ndodhi në Ohër

0
400

 Dita iu drejtua bashkëpunëtorit të saj, analistit të njohur në SHBA, Janusz Bugajski, për të dhënë një opinion të shkurtër lidhur me takimin e Ohrit, mes Presidentit Serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht Edi Rama dhe Zoran Zaev.

Zoti Bugajski bëri këtë koment:

“Në parim, heqja e barrierave për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në Ballkan është një ide e mirë. Megjithatë, ekzistojnë dy probleme potenciale në këtë iniciativë. 

E para, disa shtete të Europës Perëndimore mund ta interpretojnë atë si një zëvendësim për anëtarësimin në BE dhe shtyrjen e mëtejshme të negociatave për vendet kandidate. 

Dhe, e dyta, në “mini-Shengen” duhej të ishte Kosova që ajo të mos mbetet “vrimë e zezë” në këtë marrëveshje. Kjo do të kuptohej edhe si pranim de facto i kufirit Serbi-Kosovë nga të gjithë shtetet pranë tyre dhe legjitimimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Beogradit dhe Prishtinës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here